Kim dhe Kanye përpiqen për një fëmijë tjetër

34 vjecarja Kim Kardashian, në prapaskenat e Jimmy Kimmel Live! ka folur për dëshirën e saj dhe të Kanye West për të zgjeruar familjen e tyre edhe me një fëmijë tjetër si dhe për marrëdhënien e tyre në cift.
“Mëson shumë gjëra për njëri-tjetrin. Na pëlqen të stërvitemi bashkë, të shohim televizor bashkë. Të luajmë të dy me vajzën. Kemi disa gjëra që i bëjmë gjithnjë, si punë rutine, së bashku”, ka thënë bukuroshja që aktualisht po promovon librin e saj “Selfish”.
“Thonë se viti i parë i martesës është më i vështiri. Unë mendoj se nëse ky ka qenë më i vështiri, atëhere më priska një jetë shumë e lumtur, sepse nuk kam parë asnjë vështirësi gjatë këtij viti”, ka thënë Kim.
Kardashian ka thënë se cifti për përvjetorin e martesës nuk planifikon ndonjë eveniment të vecantë, si dhe ka qetësuar thashethemet lidhur me mundësinë e planifikimit të një dasme tjetër. Por ndërkohë ka thënë se cifti po përpiqet shumë për një fëmijë të dytë.
“Po përpiqemi. Përpiqemi cdo ditë. Më shumë se ne nuk përpiqet askush. Madje tani po bëhet e lodhshme”, ka pranuar Kim.

Advertisement