Kate Middleton sjell në jetë një vajzë

Duka dhe dukesha, Princi William dhe Kate Middleton kanë sjellë në jetë fëmijën e tyre të dytë, më 2 Maj.
33 vjecarja Middleton dhe Princi 32 vjecar kishin njoftuar se prisnin një fëmijë në Shtator 2014.
Gjatë ditës pritet që cifti të prezantojë vajzën, në ambjentet jashtë spitalit, njësoj si kur lindi Princi George.
Më pas ata do të largohen nga spitali në drejtim të pallatit Kensington, ku do të qëndrojnë për disa ditë.
Princi William mësohet se do të marrë rreth dy javë leje.
Po ashtu do të bëjë edhe Middleton, ndërkohë që ende nuk dihet se kur Dukesha do ti rikthehet jetës publike.

Advertisement