Nëse ky lajm nuk është i vërtetë, fansat e tyre e kanë punën keq…

Në historinë e thashethemeve të ditës së sotme, ai më interesanti ishte ky që do ju themi pak më poshtë: Robert Pattinson dhe Kristen Stewart janë parë nën shoqërine e njëri-tjetrit në një bar në Los Angeles. Kështu të paktën është përhapur lajmi nëpër rrjetet sociale nga vetë fansat e tyre.

Advertisement

“Isha në një bar, duke festuar ditëlindjen e mikut tim, kur shikoj Robert Pattinson që “më hoqi mendjen me prezencën e tij”, e pas tij vjen Kirsten Stewart dhe tani po përjetoj fantazitë e mija që në kohën e Twilight”, shkruan një fanse.

“Kur je rastësisht në një bar në LA dhe papritur shikon Robert Pattinson dhe Kirsten Stewart që shfaqen para teje”, shkruan një tjetër.

Natyrisht, nuk kishte fotografi për të konfirmuar këtë ngjarje, pasi fansat menduan se ishte e rëndomtë të shkrepje një foto të tyre në një bar të vogël.

Edhe pse nuk jemi 100% të sigurt nëse mund t’iu besojmë këtyre zërave, do donim shumë të dinim çfarë po ndodh mes tyre tani që të dy janë beqarë…

Kujtojmë se aktorët e “Twilight”, të cilët kanë qenë të lidhur nga 2008-2012, nuk janë fotografuar së bashku që nga ajo kohë.