Home Celeb Incident gjatë shfaqjes, Alfred Trebicka tregon arsyen pse përfundoi në spital

Incident gjatë shfaqjes, Alfred Trebicka tregon arsyen pse përfundoi në spital

0
Incident gjatë shfaqjes, Alfred Trebicka tregon arsyen pse përfundoi në spital

Një javë pas daljes në skenë të shfaqjes “Medea”, aktori është gjendur në një situatë të vështirë…

Shumë emra të njohur të aktorëve shqiptarë janë pjesë e veprës teatrale “Medea” me regji të Kiço Londos. Një ndër ta është edhe Alfred Trebicka.

I ftuar në emisionin “Kush Vjen për Drekë”, aktori rrëfeu një incident që i ndodhi në teatër për shkak të së cilit përfundoi në spital.

“Në momentin e fundit të provës gjenerale për shfaqjen “Medea” u fikën dritat siç ndodh pas shfaqjes dhe një nga objektet e skenës nuk ishte në vendin ku kishte qenë gjithmonë dhe në atë errësirë duke tentuar të dal nga skena u përplasa me atë objekt hekuri.

Në momentin e parë nuk mendova se ishte shumë rëndë por pasi u qetësua situata pashë që ishte e nevojshme një ndërhyrje kirurgjikale”, tha Trebicka.