Jessica Simpson ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram se është në pritje të bebit numër tre.
Këngëtarja postoi dy fotografi të fëmijëve të saj, Maxwell (6 vjeç) dhe Ace (5 vjeç) – në të parën që po mbanin dy balona gjigandë me ngjyrë të zezë duke shkruar poshtë fotografisë “Surprizë”.
“Kjo vogëlushe do ta zgjerojë familjen tonë dhe ne do të bëhemi pesë anëtarë. Nuk mund të ishim më të lumtur se kaq për të ndarë me ju bekimin e radhës që kemi marrë në jetë”, ka shkruar 38 vjeçarja Simpson.
Në muajin maj, ajo kishte folur për revistën Us Weekly duke treguar se sa shumë kishte mësuar nga fëmijët e saj.
“Të jesh nënë është mundësia dhe sfida më e madhe me të cilën jam bekuar në jetë. Fëmijët e mi janë aktualisht në një etapë të mrekullueshme ku unë po i dëgjoj pa i paragjykuar dhe ata po më mësojnë shumë. Këta fëmijë të pafajshëm më kanë mësuar kaq shumë gjëra për jetën”, -tha ajo gjatë intervistës.
Ajo kishte treguar gjithashtu se bashkëshorti i saj Eric Johnson është më i rreptë me fëmijët e tyre.