U bë kohë që këngëtari shqiptar Jon Tarifa është zhvendosur në Hollandë, ku po jeton me bashkëshorten e tij, me të cilën festoi 10 vjetorin e lidhjes, dhjetorin që lam pas.
Këtë përvjetor Joni dhe bashkëshotrja e festuan në një mënyrë shumë të veçantë me një udhëtim të gjatë prej 100 ditësh pushime në disa vende të Azisë. Dhe mesa duket këto ditë Joni nuk i ka shfrytëzuar vetëm për pushime, por edhe për punë.
Para disa ditësh këngëtari ka publikuar këngën e tij më të re, të titulluar “Simple Man”, videoklipi i të cilës është xhiruar në Bali gjatë pushimeve të tij në udhëtimin 100 ditë nëpër Azi. Rolin kryseor në këtë video e luan ish-kampioni indonezian në Sërf, Marlon Gerber.
Duhet ta pranojmë që videoklipi dhe kënga janë shumë të veçanta dhe të fusin në një botë tjetër, shumë ndryshe nga kjo në të cilën po jetojmë. Po ju lëmë ta shijoni…