Mbrëmjen e djeshme në Met Gala ishte e pranishme edhe Kendall Jenner me gjestet e saj prej supermodelje…
Megjithatë njerëzve i mbetën sytë dhe madje u mërzitën nga një veprim i 22- vjeçares. Përveç faktit që nuk i ishte përmbajtur temës së këtij viti, por kishte zgjedhur një jumpsuit të bardhë, modelja gjatë kohës që pozonte ka shtyrë një prej truprojave, pasi po i “prishte” foton.
Në rrjetet sociale, komentuesit e shumtë shkruanin: “Kush mendon se është Kendall Jenner , A e shikoni se si e ka shtyrë asistentin e saj?”
Megjithëse veprimi i saj në thelb nuk ishte ndonjë gjë e madhe pasi modelja u kujdes që ta largonte me shumë kujdes truptojën, njerëzit që e panë këtë moment u shqetësuan shumë.
GET OUT OF MY WAY #MetGala pic.twitter.com/WFy1h0Fcqx
— Barbie Harp (@BarbieHarp) May 8, 2018