Alban Skënderaj dhe Mc Kresha luajnë “Ping Pong” (Video)

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skënderaj është duke sjellë bashkëpunimet më të mira të momentit.

Siç kishte bërë të ditur, ai ka publikuar ditën e sotme këngën “Ping Pong” me reperin Mc Kresha. Një projekt i punuar nga vetë artistët që flet për dashurinë mes dy të rinjve, e krahasuar njësoj si loja e famshme e ping pong-ut.

Advertisement

Për momentin kënga është vetëm në versionin audio dhe me tekst, por pritet që shumë shpejt të vijë dhe me klip. Kujtojmë se para pak muajsh, Alban Skënderaj solli këngën ’93 me reperin Lyrical Son, që rezultoi tepër i suksesshëm për ta si dhe “Imagjino” me DJ Sardin.

Ah, mos harrojmë pa përmendur edhe bashkëpunimin e radhës, e cila do të jetë me Noizy-n.

Ndërkohë shijoni këngën “Ping Pong”.