“Ke 3 duar?!”, fansat kritikojnë Kim Kardashian për fotoshop në postimin e ri

Kim Kardashian është kritikuar shpesh për përdorimin e fotoshopit. Postimi i fundit i Kim në Instagram ka bërë edhe një herë që ajo të vihet në qendër të akuzave. Bashkëshortja e Kanye West ka pozuar me shpinë, me duart e mbështetura në mur, por ndjekësit kanë vënë re një detaj tjetër.

Advertisement

Në flokët e Kim, duket një pjesë e dorës së saj. “Ke tre duar?”, ka shkruar me humor një nga ndjekësit. “Oops, ke një dorë ekstra në flokë”, ka shkruar një tjetër. Kim ka zgjedhur lëkurën e gjarprit si dizenjo për thonjtë, flokët dhe të brendshmet. Megjithatë, fansave nuk iu shpëton asgjë.

Ndoshta, sepse motrat Kardashian dhe Jenner janë zbuluar shpesh në “mjeshtrinë” e përdorimit të fotoshopit. Tashmë, seti i ri i Kim nuk mund të konsiderohet aq sukses. Eh, ndjekësit në Instagram bëjnë të vetën… /News31.al

Burimi: News31.al