Shitet vila e LORDIT të drogës, paratë do të përdoren kundër Covid-19!

Qeveria meksikane ka nxjerrë në ankand vilën e trafikantit famëkeq të drogës Amado Carrillo Fuentes.

Fuentes, që dikur njihej si “Lordi i Qiejve”, vdiq në 1997 pas një operacioni plastik që shkoi keq. Shtëpia e tij në Mexico City u shit për më shumë se 2 milion dollarë dhe të ardhurat do t`i shkojnë shërbimit vendas të shëndetit publik dhe luftës kundër koronavirusit.

Pseudonimin e tij, Fuentes e fitoi për për faktin se një pjesë të mirë të kontrabandës së lëndëve narkotike e bënte me flotën e avionëve te vet private. Në vitet 1980-1990, ai konsiderohej si një trafikantët më të fuqishëm meksikanë të drogës. I lindur në rajonin verior të Sinaloas, Fuentes ishte nipi i njërit prej themeluesve të kartelit të Guadalajara, të cilit iu bashkua shumë shpejt. Avionët mësoi t`i pilotonte vetë e më vonë, këto njohuri dhe ato qe kishte mbi rrugët e fluturimit, i përdori për të zgjeruar biznesin e kontrabandës së narkotikëve në qiell.

Në fillim kalonte vetëm marihuanë, megjithatë më vonë nisi te dërgonte në SHBA kokainë nga Kolumbia përmes Meksikës. Në 97-tën, kërkoi të bënte operacion plastik për të ndryshuar pamjen e për të shmangur kësisoj kapjen. Por ndërhyrja, që përfshinte dhe liposukcionin, shkoi keq, e ai humbi jetën. Tre mjekët që kryen operacionin u gjetën pas disa muajsh të vrarë. Trupat e tyre, që kishin shenja te qarta torture, qene futur neper fuci ku më pas ishte derdhur beton.

Burimi: Top Channel