Kate Middleton tregon sekretin elementar të qëndrimit mbi taka gjithë ditën

Rrallë ndodh që Dukeshën e Cambridge, Kate Middleton ta shohim pa taka dhe kjo i ka bërë shumë përshtypje fansave, të cilët habiten si nuk lodhet që i mban në këmbë gjatë gjithë ditës.

Advertisement

Sipas një interviste me Vanity Fair, Dukesha është fansja më e madhe e shuallit të këpucëve nga Alice Bow. Kushtojnë vetëm 15 pound, ose 2,200 lekë, janë të bëra prej lëkure dhe janë shuallët më të rehtashëm e më të hollë prodhuar ndonjëherë.

Kate ka blerë disa prej tyre sepse i bëjnë takat e saja shumë të rehatshme. Madje, kompania deklaroi një rritje të konsiderueshme në shitje, vetëm sepse Dukesha shprehu pëlqimin e saj.

Kujtojmë se Kate ka dy fëmijë dhe është në pritje të fëmijës së tretë, por kjo nuk e pengon të mbajë taka.