Janë pajtuar? Aurela Hoxha nuk e uroi për ditëlindje, ndërsa Endriti po (Foto)

Ka disa muaj që përflitet se marrëdhënia e fotografit Endrit Mërtiri me bukuroshen Aurela Hoxha është prishur.

Aludimet u përforcuan edhe më shumë kur në urimet e shumta për ditëlindjen e Endritit, mungonte ai i Aurelës.
Megjithatë Endriti ka zgjedhur të veprojë ndryshe. Sot Aurela feston 27 vjetorin e lindjes dhe ai ka publikuar në Instastory disa foto të të dyve me mbishkrimin “Birthday girl”. Pas këtyre fotove kuptojmë se dyshja po mundohen të jenë sërish miq, ose ndoshta ata kanë kohë që e kanë rregulluar marrëdhënien e tyre.

Advertisement

Një tjetër urim speial, Aurela e mori nga mamaja e saj, e cila i shkruan:

“Sa ndjenjë e bukur është kur dikush kujdeset për ty, kur dikush nuk mundet të jetoj pa ty, udhëtova gjatë që ditëlindja jote të mos kalojë pa u vënë re. Mos harro se je drita e syve të mi, je një vit më e madhe, një vit më afër ëndrrave të tua. S’të uroj asgjë tjetër veç lumturi sepse ajo përfshinë gjithçka duhet në jetë. Edhe 100 zemra jeme”.

Aurela ka ripostuar dhe disa nga urimet që ka marrë nga miqt e saj dhe disa foto gjatë festës së ditëlindjes. Për më shumë shfletoni galerinë