Pas ndarjes nga Jennifer Aniston, Theroux kthehet me një mesazh sensibilizues

Ditët e fundit mediat rozë po flasin për ndarjen e Jennifer Aniston me Justin Theroux pas më shumë se dy vitesh lidhje.

Pak ditë më parë Jennifer u fotografua pasi doli nga kinemaja me disa miq të saj dhe dukej mjaft e mërzitur. Nga ana tjetër Theroux ishte shkëputur disi nga rrjetet sociale.
Por ai u rikthye, me një postim mjaft të ëmbël me disa këlyshë të vegjël.

Advertisement

Dje, aktori postoi një varg fotosh me disa këlyshë shumë të vegjël dhe me një diçiturë për Austin Pets Alive, një organizatë që funksionon për të ulur numrin e kafshëve të vrara në streha. “Një vizitë tjetër frymëzuese pranë njerëzve fantastikë dhe qenushave @austinpetsalive. Nuk mund ta besoj sesi bëjnë çfarë bëjnë, çdo ditë, me kaq qëndrueshmëri dhe dashuri për të shpëtuar qenushët dhe macet. Rekomandoj fort të shkoni atje dhe ta lini hundën t’jua kafshojë një pitbull i vogël pa dhëmbë. Këta të dy nuk janë gati për të ikur, por kur të jenë, shkoni t’i merrni…”,- shkruan Justin Theroux.

 Si duket Theroux e ka gjetur terapinë pas divorcit.