Pjestari më i ri i familjes mbretërore po vjen…
Kate Middleton është shtruar në spital mëngjesin e sotëm për të sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë me Princin William.
Në njoftimin e bërë në Twitter nga Pallati Kensington thuhet se:
“Lartësia e saj mbretërore, Dukesha e Kembrixhit u pranua në Spitalin e Shën Marisë, Paddington, Londër këtë mëngjes. Dukesha udhëtoi me makinë nga Kensington Palace në Lindo Wing në Spitalin e Shën Marisë me Dukën e Kembrixhit”.
Dukesha ka zgjedhur të lindë fëmijën e tretë në të njëjtin spital që solli në jetë dhe Princ George dhe Princeshë Charlotte