Zërat për një lidhje të mundshme mes Justin Bieber dhe Kourtney Kardashian qarkullojnë që prej një viti. Në një intervistë me Ellen DeGeneres diva nuk bëri asnjë përpjekje për t’i shuar thashethemet. Zërat janë ushqyer sërish nga disa foto paparazzësh të shkrepura të shtunën mbrëma gjatë një nate të kaluar me miqtë në The Peppermint Club (Hollywood). Një burim që ka qenë prezent ka deklaruar për Us Weekly që mes dy yjeve nuk ka asgjë veç miqësisë së mirë. “Ato ishin brenda në lokal mes miqsh. Nuk kishte asgjë romantike mes tyre”,- ka thënë burimi.

Advertisement