Kanye “Ye” West po vazhdon të shijojë beqarinë. Vetëm disa ditë pasi 44-vjeçari u pa duke u shoqëruar me aktoren e “Uncut Gems”, Julia Fox në Miami, së fundmi të dy janë takuar në New York. Sipas E!News dyshja kanë ndjekur një shfaqje në teatër bashkë dhe më pas darkuan në një restorant.
“Ata u larguan nga restoeanti disa orë më vonë dhe u kthyen në hotel”,-ka treguar një burim për E!News duke shtuar se “nuk ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Gjatë takimit, Ye kishte veshur një hoodie ngjyrë vjollcë të errët, të kombinuar me xhinsa të zeza, një xhaketë të zezë dhe çizmet “Red Wing” ndërsa Julia një pallto blu me të zezë, shoqëruar me një çantë të zezë dhe çizme të gjata të zeza gjithashtu.
Dyshja u panë për herë të parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në natën e Vitit të Ri duke darkuar së bashku në Miami. Dhe më herët atë ditë, reperi u fotografua në ballkonin e hotelit në Majami me dy gra të tjera.
Daljet e fundit të Kanye vijnë vetëm pak javë pasi ai ndezi thashethemet për një romancë me modelen 22-vjeçare Vinetria. Përtej takimeve dhe zërave të ndryshme që kanë qarkulluar këto kohë Ye i ka bërë lutje publike Kim për tu pajtuar, por nuk ka marrë dritën jeshile nga ajo.
Që nga ndarja e tyre, themeluesja e SKIMS së fundmi ka nisur një lidhje me yllin e Saturday Night Live, Pete Davidson. Thuhet se ata kanë ndjenja të vërteta për njëri-tjetrin dhe se lidhja është serioze.