Dalin fotografitë e para të Amanda Seyfried në rolin e sipërmarrëses të dënuar për mashtrim Elizabeth Holmes

Mund të keni dëgjuar për Elizabeth Holmes, një sipërmarrëse e Silicon Valley e cila zotëronte një kompani të teknologjisë shëndetësore të quajtur Theranos. Kjo kompani e cila nëpërmjet një mashtrimi premtoi një metodë të re, revolucionare të testimit të gjakut arriti në vlerën 9 miliardë dollarë duke e bërë Holmes miliarderen femër më të re në botë. Por pas zbulimit të mashtrimit e gjithë pasuria shkoi në zero.

Pas një sërë ekspozimesh të profilit të lartë nga The Wall Street Journal, së bashku me podkastin hit ‘The Dropout’ dhe dokumentarët e Alex Gibney The Inventor në HBO, rrënimi i Theranos u bë momenti kryesor i të ashtuquajturës “vera e mashtrimit” e vitit 2019, së bashku me marrëveshjet e Anna Delvey dhe Fyre Festival.

Advertisement

Dalin fotografitë e para të Amanda Seyfried në rolin e

Pra, ishte vetëm një çështje kohe përpara se një ritregim imagjinar i historisë së Holmes të paraqitej në ekranin e madh dhe British Vogue ka siguruar pamjet e para të trailerit të “The Dropout” me protagoniste Amanda Seyfried. Krijuesit e podcast- it me të njëjtin emër po shërbejnë si producentë ekzekutivë në prodhimin që do të ketë premierën në 3 mars 2022.

Në imazhet nga shfaqja e përshkruar si “një përrallë e pabesueshme e ambicies dhe famës që shkoi tmerrësisht keq”, ne shohim Seyfried me një sërë tiparesh dalluese të Holmes: eyelinerin e saj të rëndë, buzëkuqin e kuq, flokët e drejtë bjonde dhe më të dallueshmen, veshjen e zezë që ajo përdorte për të shfaqur veten si një shëmbëlltyrë të Steve Jobs, heroit të saj.

Për rastësi apo fat, vetë Holmes po zhvillon aktualisht gjyqin e saj dhe avokatët e saj që përfunduan mbrojtjen e tyre dje në një sallë gjyqi në San Jose thanë që nëse shpallet fajtore mund të dënohet me 20 vite burg. Disa nga zbulimet më tronditëse që dolën nga dëshmia shtatëditore e Holmes ishin pretendimet e saj për një marrëdhënie abuzive me ish të dashurin dhe partnerin e saj të biznesit, Ramesh “Sunny” Balwani, i cili gjithashtu do të dalë në gjygj vitin e ardhshëm.

Në imazhet e publikuara këtë javë, Naveen Andrews do të luajë rolin e Balwani në “The Dropout”, megjithëse mbetet për t’u parë se si do të interpretohet marrëdhënia e tyre në serial.

Dalin fotografitë e para të Amanda Seyfried në rolin e

Ky nuk është i vetmi projekt rreth Holmes. Jennifer Lawrence u shpall kohët e fundit si ylli i adaptimit të librit të John Carreyrou, Bad Blood: Secrets and Lies in a Silicon Valley Startup, nga Adam McKay.

Cila nga këto dy aktore të listës ‘A’ të Hollivudit do të performojë më bindshëm si gruaja më e diskutueshme në botën e teknologjisë? Seyfried tashmë ka bërë një fillim mbresëlënës.