“Kam qenë e pastrehë”

Jennifer Lopez e veshur me një fustan transparent, me flokë të zeza e buzë të kuqe ka pozuar për revistën “W” dhe duket mahnitëse. Në intervistë ajo është shprehur  se ka qenë e pastrehë kur vendosi të mos jetonte më me prindërit e saj. Këngëtarja 43-vjeçare grindej shpesh herë me nënën përsa i përket vendimeve për jetën, por nuk mund të mos i ndiqte ëndrrat e saj duke pranuar kështu edhe jetën në kushte mjaft të vështira.

“Zihesha shumë shpesh me nënën sepse nuk doja të shkoja në universitet. Doja vetëm të vallëzoja gjatë gjithë kohës. Kështu që u largova prej saj për disa kohë dhe flija në divanin e palestrës ku kërceja. Ndërkohë mbeta e pastrehë, por nënës i thashë: ‘Kjo është ajo që dua të bëj’. Pas disa muajsh fillova punë duke kërcyer në vende të ndryshme të Europës ku nisa edhe hapat e para të karrierës sime. Më pas u shpërngula në Los Anxhelos, por e gjitha kjo ndodhi brenda një viti”,- u shpreh Lopez.

Advertisement

Tashmë artistja ka dy binjakë, 5 vjeçar, me ish-bashkëshortin Marc Anthony dhe dëshiron që pak e nga pak t’i bëjë ata të punojnë sa më shumë. “Dëshiroj shumë t’i mësoj fëmijët e mi të punojnë fort. Ata nuk bëjnë se çfarë i thua ti, por atë që bën ti”,- ka thënë Lopez. “Unë shihja prindërit e mi. Babai punonte gjatë gjithë kohës, madje shpesh herë edhe natën. E kuptoja shumë mirë se sa po mundohej për ne. Të njëjtën gjë bënte edhe nëna ime. Gjithnjë mendoja që nuk duhej t’i zhgënjeja”,-shtoi ajo.

Ja tek keni edhe disa nga fotot e shërbimit për revistën W. Admirim të mbarë!