Ndahet edhe një herë tjetër

George Clooney është sërish singëll! Mediat raportojnë për ndarjen e tij me Stacy Keibler. Pas dy vitesh është shuar dashuria mes Stacy Keibler dhe Geroge Clooney. Aktori dhe bukuroshja amerikane nuk janë më bashkë. Të paktën kështu shkruhet së fundmi në mediat rozë. Shkas për këto shkrime është bërë festimi i 4 korrikut veç e veç i Keibler dhe Clooney. Ata nuk janë parë bashkë në ditën më të rëndësishme të Amerikës dhe kjo nuk është pak dhe ka hapur shumë thashetheme. Por ajo që e bën lajmin akoma më të besueshëm është edhe CV-ja e Clooney, i famshëm tashmë për lidhjet e tij të shumta e të shkurtëra.

Vetëm pak ditë pas qarkullimit të këtij lajmi kanë filuar të supozohen shkaqet dhe mënyrat e ndarjes. Thuhet se çifti kishte gashtë muaj pa kryer marrëdhënie seksuale dhe se janë ndarë  me telefon.

Advertisement