Kaloi natën me Asension? Reagon për herë të parë Dua Lipa

Pas shkëlqimit të saj gjatë performancës në hapjen e finales së Champions League, Dua Lipa u përfol se natën pas ndeshjes, e kaloi me yllin e Realit, Marco Asensio.

Sipas CNN turk, futbollisti i Real Madridit dhe bukuroshja shqiptare janë takuar pas përfundimit të festës së madrilenëve në Kievi dhe kanë qëndruar gjatë gjithë natës së 27 majit së bashku në një hotel.

Advertisement

Por, mesa duket këto thashetheme nuk i kanë pëlqyer aspak bukuroshes, Dua Lipa, e cila ka reaguar në “Twitter”, duke shkruar se asgjë nuk është e vërtetë. Ajo e mohon kategorikisht takimin me yllin e Realit, duke dhënë edhe arsyet pse nuk mund të ndodhte.

“Nuk e kam takuar kurrë Marco Asension dhe është e pamundur të ndodh, sepse menaxheri im, i cili është fans i Liverpoolit nuk do të më falte asnjëherë”,- ka shkruar Dua Lipa në “Twitter”.

Megjithëse ne tashmë e dimë që arsyeja e vërtetë pse ky lajm nuk është i vërtetë, është rikthimi i saj me ish të dashurin Isaac Carew, dhe këtë e vërtetuam nga video që kishte postuar dje këngëtarja në InstaStory.