Justin Bieber shpall trendin e ri: Një fytyrë me puçrra! (Foto)

Friday, December 5, 2025

Ndërkohë që Justin mund të jetë në dilema të mëdha për jetën e tij private (Selena apo Baskin), ai ka një vetëbesim të palëkundur për paraqitjen e tij.

Këngëtari 24-vjeçar postoi një video në Instagramin e tij për të bërë një deklaratë të fortë: “Puçrrat janë në modë!”

Biber i bashkohet kështu një lëvizjeje nëpër rrjetet sociale që inkurajon njerëzit të kenë më shumë besim në vete dhe të mos demoralizohen nga puçrrat e tyre në fytyrë, por t’i lenë ato të duken.

Justin nuk është i vetmi personazh i njohur që ka postuar diçka të tillë, Ruby Rose dhe Kendall Jenner kanë treguar gjithashtu që edhe ato kanë një lëkurë jo perfekte, por ndihen totalisht rehat me të.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -