Justin Bieber për tatuazhet: Kam shpenzuar mbi 100 orë dhe nuk pendohem aspak (Foto)

Pak nga pak, Justin Bieber e ka kthyer trupin e tij në një vepër arti.

Këngëtari 24 vjeçar i hitit “I’m the one” ka postuar një fotografi të bustit në Instagram. Plot krenari, këngëtari kanadez na ka treguar se i janë dashur më shumë se 100 orë punë për të arritur këtë rezultat dhe nuk pendohet për asnjë nga “veprat e artit” në trupin e tij.

Advertisement

“Nëse tatuazhet nuk do të ishin të dhimbshme, të gjithë do i bënin, ose ndoshta jo të gjithë! Më shumë se njëqind orë punë e lodhshme në trupin tim dhe nuk pendohem për asnjë prej tyre. Une e adhuroj artin dhe e kam kthyer trupin tim në një telajo dhe është një kënaqësi”, shkruan ai krahas fotos.