…ose kështu duam ta besojmë dhe pikë!

Edhe pse shpesh është përfolur për ceremoni sekrete të martesësës së tyre pas ribashkimit, asgjë nuk ka qenë e konfirmuar nga vetë ata. Megjithatë, këtë herë çifti e ka marrë seriozisht.

Advertisement

Lajmi se Miley Cyrus dhe i dashuri i saj Liam Hemsworth janë martuar po qarkullon në të gjitha mediat rozë, që prej mbrëmjes së djeshme kur ata u fotografuan duke dalë për darkë. Çifti janë fotografuar të shkujdesur dhe të veshur sportivë, teksa dilnin nga restoranti dhe shkonin drejt makinës.

Por ajo që ngriti dyshime te të gjithë ishte unaza që Liam mbante në gishtin e martesës. Ai mbante një unazë rreth floriri dhe kjo mund të jetë një shenjë se ata janë martuar fshehtas. Edhe më parë është diskutuar se çifti u martuan në New South Wales, ku jeton vëllai i Liam, Chris Hemsworth.

I pyetur nga media nëse Miley dhe Liam janë martuar, vëllai i Liam nuk e pranoi këtë gjë, por qeshi në mënyrë të dyshimtë, ndërsa më pas këmbënguli që ata nuk janë zyrtarisht të martuar.

Edhe më parë lajmi i martesës së tyre ka qarkulluar në media pasi disa burime të afërta me çiftin e kanë konfirmuar këtë gjë dhe unaza në gishtin e Liam është një tjetër provë që e vërteton martesën e tyre.