Justin Bieber i kthehet studios vetëm me ‘muzën’ e tij

Këngëtari Justin Bieber ka qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes mediatike për të problemeve që ka patur me shëndetin mendor. Madje më herët ai është shprehur se do të largohej për një kohë nga muzika në mënyrë që të kurohej. Megjithatë duket se deri tani rekuperimi ka qenë i shpejtë, pasi pak kohë më parë ai publikoi duetin e suksesshëm me Ed Sheeran.

Gjithashtu këto ditë ai ka publikuar foto nga studio e regjistrimit ku është shfaqur së bashku me bashkëshorten e tij Hailey Bieber. “Në studio, me vajzën time të studios”,-ka shkruar Bieber duke treguar në këtë mënyrë se i është kthyer muzikës dhe muza e tij është padyshim Hailey. Ajo i ka qëndruar pranë këngëtarit gjatë gjithë kësaj periudhe të vështirë për të.

Advertisement

/Opinion/