Julian Deda: “Maskën nuk do e mbaj dhe kryeministri mos tregohet preferencial në urimet për datëlindje”

Një nga çështjet që po diskutohet më shumë në publik së fundmi është urdhëri që do të hyjë në fuqi nga e enjtja, mbajtja e maskës me detyrim në çdo ambient publik në vendin tonë. Në lidhje me këtë ka folur edhe Julian Deda në intervistën e tij të fundit në Radio Nrg, në emision “You & Me”.

I pyetur nëse do ta respektojë vendimin e marrë nga qeveria, Juli tha se nuk do ta mbajë maskën në publik, për dy arsye. Fillimisht sepse nuk e di se kujt urdhëri të kryeministrit duhet t’i bindet, atij të marsit kur tha se nuk duhen vendosur maskat apo këtij tani, kur i ka bërë të detyrueshme. Edhe pse sipas aktorit kjo nuk ka shumë rëndësi, pasi asnjë nga vendimet nuk është i shkruar. Së dyti, ai tha se nuk i duket e logjikshme ta mbash maskën në rrugë, pasi Shqipëria nuk ka dendësinë e popullsisë të vendeve aziatike, ku nuk mund të mbash distancën në rrugë.

Deda tha se do ta mbajë të vendosur maskën në vendet ku e sheh të nevojshme, në banka, dyqane apo autobus, por në rrugë jo. Por si do t’ja bëjë nëse merr gjobë? Për këtë duhet të presim, pasi t’ja vendosin, nëse ndodh gjithmonë.

Ndërkohë, i pyetur nga Julka nëse kryeministri e ka uruar ndonjë herë për datëlindje, ashtu siç uroi sot Florjan Binajn, Juli tha se nuk e ka bërë. Për të arsyeja është se kryeministria i ka urimet preferinciale dhe i bën me qëllime të tjera, për shembull për qëllime elektorale ose zgjedhore. Megjithëse babit të tij, komendianit Zef Deda, zyra e kryeministrisë i ka dërguar edhe një dhuratë simbolike për datëlindje. Pra ndoshta e kanë vetëm me Julin.