Kishte kohë që e prisnim…

Jonida Maliqi prej një kohe të gjatë ka qenë e shkëputur nga muzika, por gjithmonë është kujdesur që fansat e saj ta ndjekin në rrjetet sociale duke iu dedikuar më shumë stilit dhe mënyrës së jetesës.

Advertisement[the_ad id="69159"]

Megjithatë duket se ka ardhur koha që ajo t’i rikthehet sërish dashurisë së vjetër, pra muzikës. Sipas Prive, kënga  e saj më e fundit titullohet “N’errësirë” dhe është e zhanrit Pop e RnB, ndërsa teksti është shkruar nga gazetari Olti Curri.

Maliqi ka thënë se i ka përfunduar xhirimet e klipit ndërsa në ditët në vazhdim pritet publikimi i klipit të ri, ku siç deklaroi Jonida, do jetë prezent një personazh publik që i ka munguar ekranit…

Interesante!

AMEN ? @donaldbraho

A post shared by JONIDA MALIQI (@jonidamaliqi) on