Kishte kohë që e prisnim…
Jonida Maliqi prej një kohe të gjatë ka qenë e shkëputur nga muzika, por gjithmonë është kujdesur që fansat e saj ta ndjekin në rrjetet sociale duke iu dedikuar më shumë stilit dhe mënyrës së jetesës.
Megjithatë duket se ka ardhur koha që ajo t’i rikthehet sërish dashurisë së vjetër, pra muzikës. Sipas Prive, kënga e saj më e fundit titullohet “N’errësirë” dhe është e zhanrit Pop e RnB, ndërsa teksti është shkruar nga gazetari Olti Curri.
Maliqi ka thënë se i ka përfunduar xhirimet e klipit ndërsa në ditët në vazhdim pritet publikimi i klipit të ri, ku siç deklaroi Jonida, do jetë prezent një personazh publik që i ka munguar ekranit…
Interesante!