Jessie J – “Wild” ft. Big Sean & Dizzee Rascal

Jessie J është mëse gati që të kryesojë klasifikimet sërish. Këtë herë ajo vjen së bashku Big Sean dhe Dizzee Rascal për këngën “Wild”, një këngë më një ritëm fantastik që të fiksohet lehtësisht. Ky është singëlli i parë i publikuar nga albumi i saj i ardhshëm që do të ketë edhe kontribute nga Claude Kelly dhe Calvin Harris, e ndoshta edhe një duet me Brandy-n. “Kam një këngë dhe nuk është definitive por po ua tregoj pasi ka shumë mundësi që të ndodhë. Kam një duet me Brandy-n. Ndoshta më duhet të rikthehem në disa momente, por ajo është perfeksioniste”,- ka thënë e ekzaltuar për stacionin amerikan KISS FM artistja britanike. Ndërkohë shijoni videon zyrtare për “Wild”, regjia e së cilës mban vulën e Emil Java.

[youtube=http://youtu.be/jrNLsC_Y9Oo&showinfo=0&rel=0]

Advertisement