Victoria qesh???

Victoria Beckham njihet për pamjen e saj serioze, imazhin e vajzës që nuk qesh kurrë, por edhe kur përpiqet të japë një buzëqeshje, mediat e sulmojnë se më shumë e bën për ironi, sesa e ndjen vërtetë. E ndërsa para fotografëve në tapetin e kuq, Vicky përcjell imazhin e një femre serioze, nuk është e tillë dhe me fëmijët. Në foto të bëra fshehtas nga paparacët ikona e modës i buzëqesh vajzës së saj vesh më vesh, teksa ndodhej në një fushe futbolli ku djali i familjes, 14-vjeçari Brooklyn, po stërvitej në një ndeshje futbolli.

Lidhur me çështjen e së qeshurës Victoria është shprehur se realisht është një femër e gëzuar dhe e lumtur, por nuk ka pse t’a shprehë këtë orë e çast e sidomos para paparacëve. Kurse mediat e sulmojnë se botox-i i shumtë në fytyrë i ka dhënë gruas së Beckham një çehre statuje të palëvizshme.

Advertisement