Jessie J rrëmben vendin e parë edhe në “X Factor” në Kinë

Për 4 sezone në Britani dhe Australi ajo ka qenë pjesë e programit që përzgjedh zërat më të mirë në “The Voice”, por këtë herë Jessie J ka preferuar të jetë konkurrente e një programi të ngjashëm, “X Factor” në Kinë.

Teksa për 3 muaj ajo ka konkurruar me disa prej këngëtarëve më të mirë të Kinës, ajo ka mundur të shpallet fituese e këtij konkursi.

Advertisement

Në finalen e X Factor ajo ka performuar këngën e Whitney Houston “I will Always Love You”, duke i mahnitur të pranishmit në sallë dhe të gjithë ata që po e ndiqnin nga ekrani.