Fansat të zemëruar se këngëtarja nuk ka shpjeguar arsyen e këtij vendimi
Një muaj pasi njoftoi turneun e saj këngëtarja Jennifer Lopz ka anuluar 7 koncerte që ishin planifikuar të mbaheshin në disa shtete amerikane. 54-vjeçarja anuloi të gjitha datat e planifikuara midis 22 dhe 30 gushtit në Nashville, New Orleans, Atlanta, Houston, Cleveland dhe Tampa.
Përveç detajeve për rimbursimin e biletave për të gjithë fansat që kanë dashur të marrin pjesë nuk është dhënë asnjë arsye konkrete e këtij vendimi që ka zemëruar jo pak fansat.
Koncertet e anuluara janë saktësisht një javë pas ditëlindjes së bashkëshortit të saj Ben Affleck.
Turneu “This is me now” fillon më 26 qershor në Orlando, Florida.
Ky turne shënon turneun e parë të artistit “Waiting for Tonight” që nga turneu “It’s My Party” në 2019, ku artistja e njohur fitoi mbi 50 milionë dollarë nga shitja e biletave.