Befason Sylvinho me listën e Kombëtares, ja kush rikthehet dhe cili mbeti jashtë!

Trajneri Sylvinho ka zbuluar listën e të grumbulluarave për dy ndeshjet miqësore të muajit mars atë me Kilin në Parma të Italisë më 22 mars dhe në Solden përball Suedisë më 25 mars.

Ka surpriza në listën prej 26 lojtarësh që trajneri Brazilian ka zgjedhur për të provuar në këto dy ndeshje që tashmë janë shumë pranë edhe grumbullimit zyrtarë për finalet e Europianit.

Advertisement

Në kombëtaren kuqezi do të rikthehet Armando Broja, sulmuesi që aktivizohet tek Fulhami që nga janari i këtij viti edhe pse e pak minuta në dispozicion Sylvinho ka vendosur ta provojë, duke qenë se në prag të ndeshjes me Republikën Ceke gjatë eliminatoreve, problemet fizike nuk ja lejuan që të qëndronte më tepër se 48 orë në grumbullim dhe për asnjë ndeshje.

Për herë të parë grumbullohet nga Sylvinho edhe Rei Manaj I cili po kalon një formë shumë të mirë në kampionatin turk ku ka shënuar rreth 17 gola. Ndërkohëq ë për herë të parë gjtihashtu grumbullohet Arbër Hoxha. Shqiptari i Kosovës është një emër I ri për ne, ai luan me Dinamon e Zagrebit si sulmues I majtë. Një test interesant ky por që do të vë në pozita të vështira konkurrence me sa duket dy lojtarët e tjerë të atij pozicioni si Seferi dhe Uzuni.

Veç rikthimeve kjo listë ka edhe disa mungesa të rëndësishme. Më kryesorja është padyshim mungesa e qendërmbrojtësit Ardian Ismajli I cili është dëmtuar. Ndërsa mungesa e Gjasulës, Mujës dhe Dakut janë ato që bien disi në sy duke qenë se janë lojtarë të reparteve ku për momentin ka mbipopullim.

Megjithatë trajneri ditën e shtunë do të dalë në konferencën për shtyp për këto ndeshje për të shpjeguar më tepër gjëra rreth përzgjedhjeve të tij të këtyre dy ndeshjeve, ndërkohë që grumbullimi do të fillojë nga e diela pasdite, ku lojtarët që nuk kanë ndeshje me klubet e tyre do të mbërrijnë në Tiranë.

Lista e Plotë e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet miqësore të marsit

22 mars, ora 20:45

Shqipëri – Kili, stadiumi “Ennio Tardini”, Parma-Itali

25 mars, ora 19:00

Suedi – Shqipëri, stadiumi “Friends Arena”, Stokholm

Etrit Berisha

Thomas Strakosha

Elhan Kastrati

Elseid Hysaj

Ivan Balliu

Berat Gjimshiti

Enea Mihaj

Federic Veseli

Jon Mersinaj

Marash Kumbulla

Mario Mitaj

Naser Aliji

Ylber Ramadani

Kristjan Asllani

Qazim Laçi

Keidi Bare

Arbër Hoxha

Taulant Seferi

Myrto Uzuni

Nedim Bajrami

Ernest Muçi

Jasir Asani

Arbnor Muçolli

Sokol Cikalleshi

Rey Manaj

Armando Broja.