Së shpejti pas “Keeping Up With The Kardashians”, Kim do të jetë producente në Reality show-n që do të nisë më 28 shkurt, me emër “Glam Masters”.

Por në këtë emision nuk kishte si mos të ishte pjesë edhe grimieri shqiptar i Kim K, Mario Dedivanoviç. Ai do të jetë pjesë e panelit të jurisë ku do të gjykojë punët e konkurrentëve të konkursit për artist të make-up-it.

Advertisement

Ka qenë ylli i televizionit, Kim Kardashian, e cila në rrjetin social Instagram, e ka bërë me dije këtë, duke theksuar se ajo dhe Mario do të sjellin diçka krejtesisht të re për publikun.

Emisioni ka për qëllim që të mbledhë grimierët e njohur, të cilët do të jenë në garë me njëri-tjetrin rreth talentit që kanë në fushën e grimit.