Kohët e fundit është përfolur shumë për një rilidhje të mundshme mes tyre, por asgjë nuk ishte e konfirmuar.
Megjithatë me pamjet e mëposhtme, nuk ka se si të jetë ndryshe. Vështirë të thuash se Katy Perry dhe Orlando Bloom janë thjesht miq.
Çifti i famshëm ka bërë një udhëtim romantik në Pragë. Sigurisht që kjo nuk mund t’iu shpëtonte kamerave, ku këngëtarja dhe aktori janë fotografuar teksa shijonin një shëtitje në kryeqytetin e Çekisë.
Dyshja e famshme u nda pas një viti romantik marsin e kaluar, por u zbulua rikthimi i tyre gjatë një udhëtimi në Maldive në fillim të janarit.
Ata dukeshin shumë mirë nën shoqërinë e njëri-tjetrit ndërsa shëtisnin qenushin e tyre.