Pasi u përfol gjatë e stërgjatë për një turne të përbashkët të çiftit, më në fund e konfirmuan vetë ata.
Beyonce dhe Jay-Z do të rikthehen fuqishëm në verë të këtij viti me turin e tyre OTR II, në New Era Filed, në New York konkretisht më 18 gusht.
Advertisement[the_ad id="69159"]
Ky emër sigurisht që nuk mund t’i shpëtonte liderit të OTR, Noizyt. Reperi madje bëri dhe një “korrigjim të vogël”, duke komentuar në Instagram-in e divës: “E kemi me 3 jo me 2 me shpirti”.

Ndërkohë këto janë tre fotot e postuara nga Bey në Instagramin e saj, të cilat lajmërojnë për turneun, biletat e së cilit varjojnë nga $25- $325 dhe mund të gjenden në Ticketmaster.com dhe LiveNation.com.




