Javën tjetër nis projekti “Tirana Bus Terminal”, që do të ngrihet në zonën perëndimore të qytetit dhe do të zgjidhë përfundimisht hyrje-daljet e autobusëve interurbanë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në rrjetet sociale, ku thekson se ndërtimi i këtij terminali do t’i japë zgjidhje hyrje-daljeve të autobusëve në Tiranë dhe shpërndarjen e pasagjerëve nëpërmjet mjeteve të tjera të transportit.
“Jemi gati për ‘Tirana West Terminal’. Javën tjetër nisim Terminalin e Autobusëve interurbanë në zonën perëndimore të qytetit që zgjidh përfundimisht hyrje-daljet në Tiranë dhe lidhjen multimodale me bus/biçi/taxi në pjesën tjetër të qytetit!”, shkruan kryebashkiaku në Twitter.
Jemi gati! #TiranaWestTerminal ??
Javen tjeter nisim Terminalin e Autobuzeve interurbane ne zonen perendimore te qytetit qe zgjidh perfundimisht hyrje-daljet ne Tirane dhe lidhjen multi-modale me bus/bici/taxi ne pjesen tjeter te qytetit!???♀️?
? @GrimshawArch & @EBRD pic.twitter.com/96oIFqiGdA
— Erion Veliaj ?♂️?⚽️?? (@erionveliaj) September 21, 2018
Projekti që është hartuar nga studio prestigjoze ndërkombëtare “GrimshawArch & EBRD” parashikon kushte moderne për lëvizjen e autobusëve dhe shpërndarjen e pasagjerëve, nëpërmjet mjeteve të tjera të transportit. Gjithashtu, ai parashikon mjedise ndihmëse për mirëmbajtje, shërbime e furnizime të mjeteve të transportit; ambiente sociale dhe hoteleri, për akomodimin e udhëtarëve. Stacioni “Tirana Bus Terminal” do të ndërtohet në afërsi të kthesës së Kamzës.