Këngëtarja shet lotët për mijëra dollarë nga ndarja me të dashurin

Noah Cyrus është motra e vogël e këngëtares Miley Cyrus, njëkohësisht dhe këngëtare.

Prej disa kohësh ajo ishte në një lidhje me reperin Lil Xan dhe ndarja e tyre bëri shumë bujë. Dyshja i dha fund marrëdhënies së tyre pasi Lil mendonte se Noah e kishte tradhtuar.

Advertisement

Për këtë lidhje që përfundoi, Noah u fymëzua. Fillimisht ajo nxorri bluze dhe T-shirt me printe lotësh në shitje në PizzaSlime.com. , ndërsa tani ajo ka nxjerrë në shitje lotët e saj. Fansat do të kenë mundësi të blejnë lotët që Noah ka derdhur. Lotët janë në shitje për 12,000 dollarë, blerësit me fat mund të marrin afërsisht 12 lot trishtimi të Noah-s.

Faqja e shitjeve paralajmëron konsumatorët se është një bashkëpunim i kufizuar që është në dispozicion vetëm për 48 orë.

Noah sapo publikoi albumin e shkurtër “Good Cry” në të cilin shpreh mendimet dhe ndjenjat për lidhjen e mëparshme.