Drake ka qenë i zënë kohët e fundit duke thyer rekorde me këngën e tij “God’s Plan”.

Singëlli nuk ka ende një klip muzikor, por ky është plani i rradhës…

Advertisement

Gjithë shpenzimet e videos po kalojnë për disa kauza të mira. Së fundmi, ai ka udhëtuar për në Miami, ku ka dhuruar një donacion prej 50 mijë dollarësh për një organizatë bamirësie..
Organizata në fjalë ndan këto fonde për gratë dhe fëmijët në nevojë.

Drake ka dhuruar rreth 140 lodra për fëmijë, një dhuratë nga Target në vlerë prej 130 dollarësh për gratë si dhe një çek prej 50,000 dollarësh për nevojat e kësaj organizate.

Organizatorët u shprehën se këto fonde do t’i përdorin për ndërtimin e një strehimoreje.

 Dhe nuk mbaron me kaq…

Udhëtimi i tij në Miami vazhdon me një vizitë në një treg frutash e perimesh ku ai shpenzoi 50.000 dollarrë të tjerë përsëri për bamirësi, si dhe dhuroi 25.000 dollarë për gjimnazin Miami Senior High School.

Çfarë artisti!