Ka vite që “Nata e Bardhë” është kthyer në traditë në Tiranë…
Vitin që lam pas kjo natë u festua nën ritmin e muzikës së këngëtarit të famshëm John Newman, në një koncert madhështor në sheshin Skënderbej. Sigurisht që dhe këtë vit tradita do të respektohet siç i ka hije. Prandaj këtë herë bashkia ka zgjedhur këngëtaren e famshme Emeli Sande për të performuar “live” në koncertin e “Natës se Bardhë”. Këtë njoftim e ka bërë vetë kryebashkiaku Erion Veliaj nëpërmjet rrejteve sociale, ku përpos të tjerave shkruan se do të ketë dhe shumë aktivitete të tjera artistike nëpër Tiranë.
Megjithatë, ka qenë dhe vetë këngëtarja që ka shfaqur emocionet e saj për këtë koncert nëpërmjet një statusi në Facebook.
“Jam e emocionuar që do të performoj për herë të parë në Shqipëri dhe të marr pjesë në festën e “Natës së Bardhë” në Tiranë në 29 nëntor, 2017!”, shkruan Emeli Sande.