U përfol gjatë për marrëdhënien e çiftit simpatik, Selena Gomez me The Weeknd, por nuk dihej me siguri nëse ata të dy vazhdonin lidhjen apo jo.

Dyshimet për marrëdhënien e tyre filluan pasi kohët e fundit Selena u pa shpesh nën shoqërinë e ish-të dashurit të saj, Justin Biber. Megjithatë, ska më dyshime! Tani është zyrtare: Selena dhe The Weeknd janë ndarë!
Burime pranë çiftit kanë treguar për revistën prestigjoze, “US Weekly” se pas 10 muajve romancë, Selena dhe Abel i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Edhe pse lidhja mes të dyve dukej të ishte në ditët e saj më të mira, në të vërtetë gjërat nuk kanë shkuar siç duhet.

Advertisement

Ndërkohë, as Selena, as The Weeknd, nuk kanë konfirmuar ende në media ndarjen e tyre. Mos vallë Justin Biber është bërë shkak për këtë ndarje?!