Ne personalisht na pëlqen shumë…

Me t’u shpallur zyrtarisht largimi i Meghan Markle dhe Patrick J. Adams nga Suits, një aktore e re është mësuar që do iu bashkohet serive të reja nga USA Network. Ajo do të luajë Samantha Wheeler në sezonin 8, “një partnere të re të talentuar në Pearson Specter Litt e cila sfidon status quo-n dhe do të bëhet ose aleatja më e madhe ose armikja më e pushtetshme e Pearson”, raporton Variety për rolin që do të marrë aktorja e njohur, Katherine Heigl.

“T’i bashkohesha Suits ishte mënyra më e përkryer organike jo vetëm për të bashkëpunuar me një serial të gjatë që e admiroj thellësisht, por gjithashtu për t’u bërë pjesë e një shfaqjeje dhe kasti që e vlerësoj shumë si një fanse”, ka thënë Heigl për Variety. “E kam parë Suits që nga fillimi dhe ndihem me shumë fat që jam anëtarja më e re e familjes së Pearson Specter Litt.”

Produksioni i sezonit të ri do të nisë në prill.