J.Lo është gjithmonë në krye!

Këngëtarja/aktorja/kërcimtarja/biznesmenja 48-vjeçare, e cila për hir të së vërtetës nuk e njeh plakjen, ka dhënë një intervistë ekskluzive për revistën “Harper’s Bazaar”, ku ka folur për lëvizjen #MeToo kundër ngacmimeve seksuale si dhe të qenurit gjithmonë e angazhuar me punë duke mos lënë mënjanë as planet për martesën numër katër.

Advertisement

“Ishte një nga provat e mia të para si aktore. Regjisori më tha të hiqja bluzën dhe t’i tregoja gjoksin, por sigurisht që unë nuk e bëra. Edhe pse isha pa eksperincë e dija që sjella e tij nuk ishte normale.

Kur iu përgjigja regjisorit që nuk do e bëja një gjë të tillë, isha e terrorizuar. Kujtoj që zemra më rrihte fort në kraharor, e më pas mendova: Ky burrë do më japë një punë.
Sigurisht, bëhej fjalë për një nga filmat e mi të parë. Por në mendjen time isha e qartë që ajo lloj sjelljeje nuk ishte e duhura. E di shumë mirë që mund të përfundonte në një tjetër mënyrë, por shpirti brenda meje më kujtoi që ne disa gjëra nuk i bëjmë”, kujton J.Lo lidhur me eksperienën e saj ndaj ngacmimeve seksuale.

“Unë besoj në martesë”, kështu ka thënë Jennifer Lopez pasi është pyetur nëse do të bëhet gruaja e Alex, por ka shtuar se ajo nuk është duke u ngutur për për momentin.

Megjithatë këngëtarja dhe aktorja ka treguar se ajo është krejtësisht e dashuruar me të dashurin e saj, bejsbollistin Alex Rodriguez.

Shumë detaje të tjera mund t’i gjeni sigurisht në këtë intervistë, por më parë shijoni disa nga fotot e realizuara për revistën, ku Jennifer duket sikur sfidon çdo lartësi dhe duket magjepsëse…