Ish-partneri i Demi Lovatos fotografohet duke qarë në vendin ku i propozoi këngëtares për martesë

Ndarja e Demi Lovato nga Max Ehrich mesa duket është kthyer në një dramë të pazakontë. Ky i fundit është fotografuar duke qarë në plazhin në Malibu, ku i propozoi disa muaj më parë këngëtares për martesë.

Ndonëse vetëm dy muaj pasi bënë publike lidhjen, dyshja i dha fund romancës, Ehrich është duke bërë gjithçka që vëmendja të përqendrohet tek ai. Mediat online po dyshojnë se Max i ka njoftuar vetë paparacët, për “të dhënë shfaqje” lidhur me ndarjen nga Lovato. Nga ana tjetër, burime pranë “E! Online” bëjnë me dije se këngëtarja nuk do më të ketë të bëjë me ish-të fejuarin.

Advertisement

Ai është përpjekur të kontaktojë me familjen dhe miqtë e saj dhe ata të gjithë e kanë bllokuar atë. Ajo është në kontakt me avokatët tani se çfarë të bëjë”, është shprehur burimi. Më herët, miq të Lovatos bënë me dije se kjo e fundit ndihet shumë në siklet me mënyrën se si po sillet Max. Ajo nuk e pëlqen faktin që historia e tyre e dashurisë po diskutohet kudo.

Epo, Max padyshim që është një ‘drama queen’ i vërtetë!