5 kuriozitete për filmin “Pretty Woman”

Pretty Woman u shfaq për herë të parë në sallat e kinemasë në vitin 1990 dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm.

Dy protagonistët e tij, Julia Roberts dhe Richard Gere fituan famë të menjëhershme, ndërsa kolona zanore e filmit shiti miliona kopje në një kohë të shkurtër.

Edhe pas kaq vitesh, ky film mbetet ende një referencë për të githë komeditë romantike dhe më poshtë do të mund të lexoni 5 kuriozitete mbi këtë sukses kinematografik.

  1. Roli i prostitutës me të cilën dashurohet Richard Gere ishte menduar fillimisht për Michelle Pfeiffer-in.

Për regjisorin e filmit, Gary Marshall, Richard Gere ishte alternativa e tretë si protagonist. Aktori i përzgjedhur ishte Christopher Reeves, por producentët zgjodhën më pas Al Pacino-n. Gjithsesi, protagonisti i filmit “Kumbari” nuk u përshtat me rolin dhe u zgjodh në fund Richard Gere.

Fundi i filmit ishte menduar ndryshe nga skenaristi: milioneri (Richard Gere) kalonte me makinën e tij poshtë shtëpisë së prostitutës dhe i drejtohej aeroportit pa i dhënë asnjë shans dashurisë. Gjithsesi, regjisori vendosi për një fund të kënaqshëm për publikun.

Këmbët e Julia Roberts që shfaqen në reklamat e filmit në të vërtetë nuk janë të Julia Roberts, por një fotomontazh. Gjithashtu për skenat nudo është përdorur dublante, sepse sipas regjisorit trupi i Julia Roberts ishte më elegant seç duhej.

Në skenën ku Richard Gere i bie pianos në dhomën e hotelit nuk është përdorur dublant. Aktori është shumë i zoti me instrumetat muzikore.