Kanye West ka patur një miqësi të mirë me Jay Z dhe Beyonce, por së fundmi është mërzitur me ta prej mënyrës si kanë trajtuar bashkëshorten e tij Kim Kardashian.
Kanye gjithmonë ka vendosur në plan të parë familjen dhe si shkak i saj është mërzitur me miqtë e tij. Një burim pranë çiftit West-Kardashian kanë treguar se Kim e nxit Kanye-n kundër Jay Z dhe Beyonce duke i thënë se Beyonce e trajton atë si inferiore, sikur Kim nuk e meriton miqësinë e saj.
Kanye ka thënë se në qoftë se ata nuk tregojnë respekt ndaj gruas së tij, siç ajo e meriton, ai do të shkëputë të gjitha marrëdhëniet me ta.