Industria e muzikës live në krizë/ Rita Ora dhe 1,500 artistë i bëjnë thirrje qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar

Më shumë se 1.500 artistë, përfshirë Rita Ora, Sir Rod Stewart dhe Coldplay, kanë nënshkruar një letër, ku paralajmërojnë se e ardhmja është “e zymtë” për qindra mijëra punëtorë në sektor.

Advertisement

Kërkesës për veprim i janë bashkuar Dua Lipa, Eric Clapton, Annie Lennox, Sam Smith, Liam Gallagher, Iron Maiden, Lewis Capaldi dhe Little Mix.

Ata i kanë shkruar një letër Sekretarit të Kulturës, Oliver Dowden, duke bërë thirrje për mbështetje specifike të sektorit.

Kjo kërkesë u bë në momentin që do të niste fillimi i sezonit të muzikës live të kësaj vere.

Festivale të tilla si “Glastonbury”, “Reading” dhe “Leeds” janë anuluar të gjitha për shkak të koronavirusit.

Letra thotë: “Muzika live në Mbretërinë e Bashkuar ka qenë një nga sukseset më të mëdha sociale, kulturore dhe ekonomike të Mbretërisë së Bashkuar në dekadën e kaluar.

“Por, pa mbaruar distancimi shoqëror ose pa mbështetje financiare nga qeveria, e ardhmja për koncerte dhe festivale dhe qindra mijëra njerëz që punojnë në to, duket e zymtë.

“Derisa këto biznese të mund të operojnë përsëri, gjë që mund të ndodhë në 2021, mbështetja e qeverisë do të jetë thelbësore për të parandaluar falimentimet masive dhe fundin e kësaj industrie udhëheqëse botërore.”

Letra kërkon një “afat të qartë, të kushtëzuar” për rihapjen e vendeve pa distancim shoqëror, një “paketë gjithëpërfshirëse të mbështetjes së biznesit dhe punësimit” dhe qasje në financa, plus përjashtim të plotë të TVSH-së në shitjet e biletave.

Liam Gallagher tha: “Koncerte të mahnitshme nuk ndodhin pa një ekip të mahnitshëm pas skenës, por ata të gjithë do të jenë pa punë, përveç rastit nëse ne mund të kthehemi atje duke bërë atë që duam.”

Dua Lipa tha: “Është jashtëzakonisht e rëndësishme për artistë si unë të flasin dhe mbështesin industrinë e muzikës live në Mbretërinë e Bashkuar.”

“Nëse qeveria nuk rrit dhe mbështet artet britanike, ne me të vërtetë mund të humbasim aspektet jetësore të kulturës sonë përgjithmonë.”

Gjithashtu, qindra artistë të famshëm sot (THARA) do të fillojnë të postojnë filmime dhe foto të koncertit të tyre të fundit live duke shkruar #LetTheMusicPlay.

Tifozët gjithashtu do të inkurajohen të postojnë në lidhje me koncertin e fundit ku kanë qenë prezentë në mbështetje të industrisë së muzikës live në Mbretërinë e Bashkuar gjatë mbylljes.

Burimi: RevistaClass