Sot do të ishte ditëlindja e 39-të e Dr. Florit.

Ishte Landi, një nga miqtë e tij më të ngushtë dhe njëkohësisht anëtar i grupit WSF, i cili lajmëroi mbrëmjen e djeshme se ishte duke punuar për suprizën e ditëlindjes së tij, për të gjithë familjarët, nëpërmjet një postimi në Instastory.

Advertisement

Floran Kondi 28 Shkurt 1979 #DrFlori #WestSideFamily #IPaharruar

A post shared by Landi Hysi (@landifornia) on

Florian Kondi ka qenë një nga themeluesit e grupit të njohur ‘West Side Family’, i cili u themelua në vitin 1996 dhe ishte aktiv deri në vitin 2008, kur Dr.Flori filloi karrierë si solo artist.

Gjatë viteve kur ishte aktiv grupi, Dr.Flori, Miri dhe Landi sollën shumë hite si: ‘Hou Qike’, ‘Tik-Tak’, ‘Tirona’, ‘Ne krahet e tua do jem’, ‘E gjithë bota jemi dy’, e shumë të tjera.

Në 2008 Dr.Flori vendosi të fillonte karrierën si solo artist, kështu duke u shkëputur nga grupi.

Gjatë karrierës së tij solistike ai solli këngë shumë të suksesshme si: ‘Origjinale’ me Aurela Gaçen dhe Marselin, ‘S’ma ndjen’, ‘Ku ka si Tirona’ në bashkëpunim me Ermal Mamaqin e shumë të tjera.

Më 17 nëntor 2014 gjendja e Dr.Florit filloi të përkeqësohej, duke bërë që të dërgohet menjëherë në urgjencë në spitalin Nënë Tereza ku më pas ndërroi jetë. Shkaku i vdekjes së këngëtarit sipas autopsisë ishte mbidoza nga substancat narkotike.

Dr.Flori u largua nga jeta në moshën 35 vjeçare kështu duke lënë bashkëshorten, vajzën dhe djalin disa muajsh.

Presim me padurim këtë surpizë, që me siguri Dr.Flori do e çmonte së tepërmi.