Capital T mbush 26 vjeç, por ditëlindja e tij nuk është si gjithë të tjerat

Madje nuk jemi ende të sigurt nëse duhet ta urojmë sot apo nesër, pasi po të merrej për bazë saktësisht data, Capital T do të festonte ditëlindjen çdo katër vjet.

Reperi i njohur ka lindur më 29 Shkurt 1991, ndërsa dita e 29-të e këtij muaji shënohet vetëm 1 herë në katër vjet.

Advertisement

Megjithatë 28 Shkurti mund të merret si dita e tij e lindjes dhe reperi e feston sot, marrim shkas këtu edhe nga urimi i 2Po2. Reperi ka uruar 26-vjetorin e këngëtarit të “Pse Po Ma Lun Lojën”, përmes një postimi në Instagram.

HBD @truekapo #keepitreal#authentic#100

A post shared by 2po2 (@besnik2po2) on

 Trim Ademi, që të gjithë e njohim si Capital T apo True Capo, ka nisur karrierën e tij muzikore që në një moshë mjaft të vogël. Dashuria për muzikën i lindi me ndihmën e dajës së tij, i cili është Besniku, antar i grupit 2po2 me të cilin edhe ka pasur bashkëpunimin e tij të parë si këngëtar profesionist.

Si një nga këngëtarët më të njohur të skenës së muzikës shqiptare dhe njëkohësisht një nga reperët më prodhues të saj, Capital T mund të themi që nuk ka lënë vit e as muaj pa sjellë hite, të cilat i shkruan dhe vetë.