I kam thënë Willit…

JADA Pinkett-Smith më në fund ka folur në lidhje me thashethemet që qarkullojnë për martesën e saj 16 vjeçare me Will Smith. Gjatë një prononcimi për Huffington Post, aktorja ështe pyetur nëse ajo dhe bashkëshorti Will kanë një marrëdhënie të hapur apo jo: “Jo, kam përshtypjen se njerëzit kanë krijuar atë ide sepse ne jemi shumë të relaksuar me njëri-tjetrin. I kam thënë gjithmonë Will-it: “Mund të bësh çfarë të duash për aq kohë sa do të shohësh veten në pasqyrë dhe do të ndihesh mirë. Sepse në fund të ditës Will është mashkulli i vetvetes dhe unë jam këtu si partnerja e tij. Ai duhet të vendosë se cili dëshiron të jetë dhe jo unë (ose e kundërta)”. Jada i është përgjigjur pyetjes, por prapë n’a la me mëdyshjen: A e vret ndërgjegja Will-in kur shihet në pasqyrë? :p

Advertisement