Justin “prek” rekorde

Rikthimi i Justin Timberlake pas 6 vitesh mungesë është zyrtarisht një sukses. Ylli i “Suit & Tie” ka shitur plot 968,000 kopje të albumit të tij të tretë solo “The 20/20 Experience”, vetëm gjatë javës së parë të publikimit, duke prekur kështu shifra historike. Jo vetëm që ky është një rekord në karrierën e tij personale duke tejkaluar edhe “Justified” të 2002-it me 439 mijë kopje dhe atë të “FutureSex/LoveSounds” të 2006-ës me 684 mijë kopje, por është renditur edhe i treti në historinë e SoundScan përsa i përket shitjeve në javën e parë të publikimit. Justin-it ja kalon vetëm “Confessions” i Usher (2004) me 1.10 milion kopje të shitura dhe “Double Live” i Garth Brooks (1998) me 1.09 milion kopje.

Një sukses i jashtëzakonshëm duke konsideruar se nga albumi ka dhe  “Suit & Tie” të renditur në vendin e 3-të të Billboard Hot 100. Duke konsideruar të gjithë traqet e albumit, ky sukses është padyshim mëse i merituar.
Ndërkohë shijoni “Mirrors”, videon më të fundit të Justin Timberlake.

Advertisement

[youtube=http://youtu.be/uuZE_IRwLNI&showinfo=0&rel=0]